Presidenti Meta takon përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare - Bota Sot
Presidenti Meta takon përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

Shqipëria

Presidenti Meta takon përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:10
Pamje nga takimi

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës,. Ilir Meta zhvilloi edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Presidenti Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat