49-vjeçari qëllon veten me thikë, dërgohet drejt spitalit të Beratit

Shqipëria

49-vjeçari qëllon veten me thikë, dërgohet drejt spitalit të Beratit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Policia njofton se në fshatin Vokopolë, Bashkia Ura Vajgurore, një 49-vjeçar në gjendje të dehur ka dëmtuar veten me thikë.

Forcat policore së bashku me shërbimin mjekësor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar shtetasin drejt Spitalit Rajon të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Ure Vajgurore ,Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00 në fshatin Vokopolë, Bashkia Ura Vajgurore ,shtetasi A.N., rreth 49 vjeç, në gjëndje të dehur, ka dëmtuar veten me një mjet prerës (thikë) . Menjëherë në vendngjarje arritën forca të policisë dhe shërbimi mjekësor të cilin e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zqarimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat