Shpërthimi në shtëpinë e Talo Çelës, policia gjeti edhe 2.8 kg tritol të paplasur, autorët kanë qenë dy

Shqipëria

Shpërthimi në shtëpinë e Talo Çelës, policia gjeti edhe 2.8 kg tritol të paplasur, autorët kanë qenë dy

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 15:54
Foto

Detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Katund të Ri të Elbasanit ku iu vendos një sasi eksplozivi banesës në pronësi të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Ora News mëson se në vendngjarje grupi hetimor gjeti një sasi prej 2.8 kg lëndë plasëse e llojit tritol të paplasur.

Sipas hetimit rezulton se kjo sasi, e cila ishte e mbështjellë me një qese, nuk ka shpërthyer pasi fitili ishte fikur menjëherë sapo ishte ndezur dhe autorët nuk ë kanë pikasur që është fikur.

Grupi hetimor pasi është siguruar e ka marrë qesen dhe e ka dërguar në laborator për gjurmë gishtërinjsh.

Sipas asaj që mëson Ora News, pavarësisht se shtëpia e Talo Çelës ka qenë më kamera sigurie, policia nuk ka gjetur serverin e kamerave dhe paraprakisht mendohet se ato kontrollohen online përmes një aparati celular.

Nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë së lagjes policia dyshon se së paku në vendosjen e tritolit kanë marrë pjesë dy persona, njëri u cili ka vendosur tritolin, ndërsa tjetri ka pritur në makinë.

Përpara vendosjes së tritolit automjeti i dyshuar ka lëvizur dy herë përpara shtëpisë së Çelës.

Edhe pse e vështirë për tu identifikuar për shkak të errësirës, grupi hetues mendon se në këtë akt është përdorur një makinë e tipit “Renault” ose “Citroen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat