“S’e kisha menduar kurrë këtë pandemi”/ Si e sheh Flamur Topi situatën e krijuar nga COVID-19

Shqipëria

“S’e kisha menduar kurrë këtë pandemi”/ Si e sheh Flamur Topi situatën e krijuar nga COVID-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 07:32
Flamur Topi

Doktor Flamur Topi, mjek i përgjithshëm u kërkon qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-covid, për t’ua bërë më të lehtë punën mjekëve, që ndodhen në vijën e parë të zjarrit në luftë me koronavirusin.

Ai tha se ka një shkujdesje popullore dhe masat nuk respektohen.

Dhe shtoi se humbjet janë trishtuese, shumë të mëdha.

“Unë kam një përvojë të gjatë mjekësore. Që vitet ’57 dhe deri tani, kam jetuar me problemet e mjekësisë, por kurrë nuk kam parë apo ndeshur me një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Humbjet kudo janë trishtuese, shumë të medha, aq sa të depresojnë. Nga mëngjesi dhe deri në darkë vetëm covid, covid, covid. Është ca traumatike. Duhet menduar edhe pak për psikikën njerëzore. Secili pak temperaturë të ketë, mendja i shkon atje, obobo më kapi. Kur shikon dhe dëgjon që kanë humbur jetën edhe mosha të reja, kjo të bën edhe më shumë, të merakosesh, të hysh në atë gjendje paniku. Nuk mund të mburrem që të them se jam i sigurt si po kujdesem për veten, se nuk e di nga të vjen dhe si të vjen. Unë bëj maksimumin, mbaj maskën, respektoj distancën, shmang qëndrimet e gjata në cdo ambient. Kam rralluar kontaktet, dhe në moshën time nuk mbetet gjë tjetër veçse ti rrallosh, se nëse mosha jonë preket, është rrisk shumë i madh”, tha mjeku i njohur për ABC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat