“Kasemi, njeri i jashtëzakonshëm”, Ethem Ruka: Punoi shpejt, vrapoi shpejt dhe iku shumë shpejt

Shqipëria

“Kasemi, njeri i jashtëzakonshëm”, Ethem Ruka: Punoi shpejt, vrapoi shpejt dhe iku shumë shpejt

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Ethem Ruka

Rektori i Universitetit “Luarasi”, profesor Ethem Ruka thotë se ndarja nga jeta e z. Kasem Hysenbelliu është një dhimbje shumë e thellë, një vdekje shumë e hidhur, e parakohshme.

Pas homazheve për nder të tij, Ruka rrëfen miqësinë 30-vjeçare me Kasemin teksa shton se ai punoi shpejt, vrapoi shpejt dhe iku shumë shpejt.

“Ne do ta mbajmë mend Kasemin ashtu të qeshur, të guximshëm që luftoi për zërin e lirë, për një media të lirë. Punoi shpejt, vrapoi shpejt dhe iku shumë shpejt. Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve.

Kujtimet me Kasemit janë gjithnjë të këndshme, njeri i humorit, njeri i cili i jepte jetë tavolinave. Për mua ishte njeri i jashtëzakonshëm, në qoftë se marrim parasysh se si e ka nisur rrugëtimin e tij, një rrugëtim që e kam shoqëruar qysh para 30 vjetësh. Mund të them që ishte një karrierë vërtet e suksesshme, e guximshme, por jeta ndonjëherë tregohet e pamëshirshme. Ia preu në një moment kur ai po i afrohet suksesit.

Pothuajse kam ndjekur të gjitha fazat e jetës së tyre, të vëllezërve Hysenbelliu. Njerëz të fortë, të vullnetshëm që ka pasur oshilacione në jetën e tyre, por sa herë janë ngritur, janë bërë më të fuqishëm. Më duket krejtësisht e pabesueshme se si vdekja e mori në mënyrë të parakohshme”, deklaroi Ruka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat