Aksidenti fatal, eksperti rrugor: Viktima po të kishte vënë rrip sigurimi mund të kishte shpëtuar

Shqipëria

Aksidenti fatal, eksperti rrugor: Viktima po të kishte vënë rrip sigurimi mund të kishte shpëtuar

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Viktima po të kishte vënë rrip sigurimi mund të kishte shpëtuar

Një kthesë e gabuar në kryqëzim i mori jetën Alida Spahiut dhe plagosi Denisa Doku, dy vajzat që po udhëtonin me makinë tip “Smart” në Kamëz. Në video shikohet momenti kur 19-vjeçarja Doku hyn në rrugën “Kongresi i Dibrës”, lëvizje që rezultoi fatale.

Sapo ka kthyer timonin, mjeti u përplas me një “Mercedes Benz E Clas”, i cili vinte në anë të kundërt. Sipas ekspertëve 19-vjeçarja,e cila siç shikohet në video merr kthesën për në rrugën “Kongresi i Dibrës” pa verifikuar pastërtinë e rrugës nga mjetet.

“Drejtuesja e mjetit tip “Smart” duhej të ishte më e kujdesshme në marrjen e kthesës, pasi siç mund të shohim në video, ajo kthen timonin majtas pa pritur shumë dhe me mjetin në lëvizje”, tha eksperti rrugor, Artur Sulçe.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe vajzat u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por pak çaste më vonë, për shkak të dëmeve të shumta në organet jetësore, 22-vjeçarja Alida Spahiu ndërroi jetë. Policia arrestoi drejtuesen e mjetit tip “Smart”, të cilën e akuzon për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas ekspertizës 19-vjeçarja është fajtore dhe për pasojë u arrestua. Për këtë ngjarje Report TV u konsultua me ekspertin rrugor, Artur Sulçe. Ai thotë se përplasja nuk ka qenë aq e rëndë sa për të sjell vdekjen, por pasagjerja Alida Spahiu nuk ishte e lidhur më rripin e sigurimin.

“Përplasja e dy mjeteve nuk është aq e rëndë sa për të prodhuar viktima, pasi shpejtësia e tyre nuk është kaq e madhe. Megjithatë, pasagjerja Alida Spahiu nuk ka qenë e lidhur, dhe për këtë shkak goditja ka rezultuar fatale dhe ka ndërruar jetë”, tha Sulçe.

Dy vajzat, Alida Spahiu dhe Denisa Doku ishin kunata me njëra-tjetrën, ndërsa edhe drejtuesi i mjetit “Mercedes Benz E Class” ishte i afërm i tyre. 22-vjeçarja është përcjell për në banesën e fundit të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat