Kush janë prefekturat me shifrat më të larta të të infektuarve? Shefja e ISHP-së: Në spital vihet re rritje e lehtë e numrit të pacientëve që ...

Shqipëria

Kush janë prefekturat me shifrat më të larta të të infektuarve? Shefja e ISHP-së: Në spital vihet re rritje e lehtë e numrit të pacientëve që ...

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Albana Fico

Drejtoresha e ISHP Albana Fico bëri me dije sot se në Shqipëri kemi 356 raste me të infektuar për 100 mijë banorë, shifër sipas saj më e ulët se vendet e rajonit që raportojnë 848 raste për 100 mijë banorë e më e ulët se mesatarja e vendeve të BE që në 2 javët e fund është 510 raste për 100 mijë banorë.

Sipas Ficos, dy prefekturat me incidencë më të lartë të të infektuarve vijojnë të jenë Tirana e ndjekur nga Gjirokastara e Lezha.

Grupomosha e të prekurve mbetet në intervalet 55-64  vjec e ndjekur nga 65-75 vjecaret.

“Vihet re qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar në spitalet Covid, por ka rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. % e humbjes së jetëve në raport me nr të të infektuarve vijon të mbetet në shifrën 2.1%”, tha Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat