U vra me plumb pas shpine’/ Gazetarja detaje të reja nga vrasja policore e Klodianit

Shqipëria

U vra me plumb pas shpine’/ Gazetarja detaje të reja nga vrasja policore e Klodianit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 07:19
Klodiani

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në emisionin “Opinion” se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka momente të pa pasqyruara.

Sipas gazetares, Rasha është qëlluar pas shpine, çka do të thotë se oficeri i policisë ka qenë në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.

“Klodian Rasha është qëlluar pas shpine. Oficeri i policisë ka qenë në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Ligji thotë që duhet të jetë në proporcion të drejtë. Është qëlluar nga një distancë prej 60 metrash.

Një pistoletë që pretendohet se është gjetur në vendin e ngjarjes, është gjetur rreth 200 metër larg vendit ku ëshë gjetur trupi i pajetë i Klodian Rashës.

Efektivët e forcave Shqiponja në momentin që e kanë parë të riun të dalë jashtë banesës janë ndarë në dy drejtime të ndryshme. Kemi deklaratën e punonjësit të policisë nuk kemi asnjë të dhënë , për debatin apo diskutimin që është bërë mes tyre”, tha Lala.

Referuar deklaratave të policit se i riu kishte diçka në dorë që dukej si armë, Lala tha se efektivët kanë qenë në ndjekje nga mbrapa dhe nuk mund të kenë parë çfarë mbante në dorë i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat