A mund të infektohesh njëherësh me Covid dhe grip? Flet epidemiologu

Shqipëria

A mund të infektohesh njëherësh me Covid dhe grip? Flet epidemiologu

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Epidemiologu Dritan Ulqinaku i ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në “Abc-ja e mëngjesit” foli për situatën e Covid-19 në vend. Ai u shpreh se testimet e shpejta do të kryhen në vende kolektive për të parandaluar shpërthimin e një vatre nëse një person rezulton pozitiv.

“Testet e shpejta do të përdoren për t’i vënë në qarkullim këtyre personave që jetojnë në kolektiva dhe për të parë sa mund të bëjë të mundur uljen e infektueshmërisë tek personat asimptomatikë. Është shpejt për të thënë për t’u rritur numri.

Shpresojmë që deri me 20 Dhjetor të jetë e shpërndarë në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë dhe duke u rritur numri i testimeve duke munduar të kapim personat asimptomatikë mendojmë që numri i të infektuarve mund të rritet.“, u shpreh Ulqinaku.


Më tej, epidemiologu duke iu referuar disa studimeve tha se një person nuk mund të infektohet njëkohësisht me virus dhe të preket nga gripi. “Në shumë studime jo shqiptare është vënë re që nuk ka patur mbivendosje të dy infeksioneve, një person është infektuar ose nga Covid ose nga gripi. Nuk i ka marrë të dyja njëherësh por dhe në një farë distance kohore.

Frika më e madhe për momentin është se ne jemi pak a shumë të qetë sepse pjesa e fëmijëve dhe adoleshentëve pothuajse e kalon në mënyrë asimptomatike. Në bindjen time fëmijët dhe adoleshentët janë grupmosha më e prekur sepse e zhvillojnë pa simptoma, janë në shkolla, në kolektiva. Janë bashkë por nuk manifestojnë sëmundje dhe prandaj them që po të bëhet një stum serologjik besoj se kjo grupmoshë është më e prekur.“, shtoi ai.

A do të merren masa të tjera shtrënguese? “Ne kemi rrrth një javë që jemi në një trend jo rritës, të stabilizuar dhe kjo vihet re jo vetëm tek numri i të infektuarve por dhe tek i shtrimeve. Nëse ky trend do të vazhdojë kështu ose të ketë një tendencë të vogël uljeje, në të kundërt do të ketë masa të reja shtrënguese.”, shtoi ndër të tjera epidemiologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat