Qirinj, thirrje dhe pankarta, protestë në Berat, të rinjtë: Të ikë Lleshaj, drejtësi për Klodianin

Shqipëria

Qirinj, thirrje dhe pankarta, protestë në Berat, të rinjtë: Të ikë Lleshaj, drejtësi për Klodianin

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Protesta në Shqipëri

Pasditen e sotme protesta për vrasjen e Klodian Rashës janë zhvilluar edhe në qytetin e Beratit. Një grup të rinjsh marshuan nga pedonalja e qytetit në drejtim të drejtorisë së policisë me pankarta, qirinj dhe thirrje për drejtësi.

Qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga detyra.

Ndërkohë që një protestë homazh është zhvilluar edhe në Kurbin.

Protesta ka pasur thuajse në të gjithë vendin, ndërsa mbrëmë kulmoi në Tiranë, teksa një tjetër është paralajmëruar sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat