Liroi nga burgu disa të dënuar përjetë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Shqipëria

Liroi nga burgu disa të dënuar përjetë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Enkelejda Hoxha

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. 

Hetimi I ILD ndaj Hoxhës nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit. Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin e saj, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Doklen.

Në qershor, emri I Hoxhës doli në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i ka konvertuar në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia.

Ditën e djeshme, KLGJ pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra për gjyqtarin Markelian Kuqo i Gjykatës së rrethit Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat