Prokuroria ndryshon akuzën për efektivin që vrau Klodian Rashën: Kamerat kanë kapur momentin e goditjes me armë

Shqipëria

Prokuroria ndryshon akuzën për efektivin që vrau Klodian Rashën: Kamerat kanë kapur momentin e goditjes me armë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Nevaldo Hajdaraj

Prokuroria e Tiranës konkretizon akuzën penale për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj.

Sipas Prokurorisë, akuza që rëndon ndaj Hajdarajt është “Vrasje me dashje” në dëm të viktimës Klodian Rasha.

“Kemi siguruar provën kryesore, pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë.

Filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashës. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, në gjatësinë e trupit të viktimës”, thekson Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat