Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin

Shqipëria

Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u rikthye në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Sipas njoftimit të faqes së Kishës Orthodokse Autoqefale të vendit, gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe e stabilizuar.

Pas një qëndrimi prej 12 ditësh në spital, me simptoma të lehta, ai qëndroi për një periudhë në shtëpi, nën kontrollin e mjekëve dhe pasi u shërua plotësisht, u kthye në Tiranë në prag të Krishtlindjes, duke gëzuar besimtarët që e prisnin me padurim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos rezultoi i  infektuar me Covid-19 më 11 nëntor dhe shkoi me urgjencë me Athinë me avion ushtarak grek.

Më 23 nëntor ai fitori luftën me covid dhe la ambientet e spitalit.

Njoftimi i kishës:

Kryepeshkopi Anastas u kthye në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin, Dje pasdite, 20 dhjetor 2020, Kryepiskopi Anastas u kthye në Tiranë, pasi fitoi prekjen betejën me koronavirusin. Tashmë gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe e stabilizuar.

Në datën 11 nëntor, pas shfaqjes së simptomave të lehta të coronavirusit Covid-19 u gjykua e përshtatshme që Fortlumturia e Tij të transferohej në Spitalin “Evangelismos” në Athinë, për kujdesin e duhur mjekësor. Pak para largimit nga Tirana, Kryepiskopi tha: “…Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë… Besoj se do ta kalojmë.”

Pas një qëndrimi prej 12 ditësh në spital, me simptoma të lehta, Kryepiskopi Anastas, qëndroi për një periudhë në shtëpi, nën kontrollin e mjekëve dhe pasi u shërua plotësisht, u kthye në Tiranë në prag të Krishtlindjes, duke gëzuar besimtarët që e prisnin me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat