Jorida Tabaku: Në çdo litër karburant shqiptarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”

Shqipëria

Jorida Tabaku: Në çdo litër karburant shqiptarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të karburantit në vendin tonë.

“Në 7 vjet,  të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve”, – tha ajo.

Jorida Tabaku shtoi se premtimin e Ramës e mori “era”, ndërsa shqiptarët sot janë ndër tre shtetet e para në botë, sipas një raporti ndërkombëtar, që e paguajnë më shtrenjtë karburantin.

“Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë”.

“Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”,  – theksoi Jorida Tabaku.

“Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet”.

“E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!”, – u shpreh zyrtarja e Partisë Demokratike lidhur me çështjen e debatueshme të çmimit të karburantit në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat