Kryepeshkopi Anastas drejton meshën e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse ”Ngjallja e Krishtit”

Shqipëria

Kryepeshkopi Anastas drejton meshën e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse ”Ngjallja e Krishtit”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:00
Kryepeshkopi Anastas

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot një nga ditët e tyre më të rëndësishme siç është dita e ngjalljes së Krishtit, por këtë vit festojnë mes pandemisë dhe masave kufizuese.

Është Kryepeshkopi Anastas ai që drejton meshën e Krishtlindjes në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”, ndërsa një muaj më parë Kryepeshkopi u infektua nga COVID-19.

Kjo meshë mbahet me pjesëmarrje të vogël të besimtarëve ortodokse duke respektuar protokollet e sigurisë.

Bie në sy se edhe pse është shëruar nga COVID-19, Kryepeshkopi Anastas bashkë me gjithë përfaqësuesit ortodokse nuk e heqin maskën për asnjë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat