U zu me të birin për makinën, momenti kur ish-gjyqtari Malaj merret me forcë nga policia

Shqipëria

U zu me të birin për makinën, momenti kur ish-gjyqtari Malaj merret me forcë nga policia

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Pamje nga video

Është shoqëruar sot në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Në pamje shihet se Malaj është marrë me forcë nga efektivët e policisë.

Ish-gjyqtari është shoqëruar në Komisariatin nr.2, pas konfliktit pranë Liqenit Artificial.

Raportohet se Malaj është konfliktuar me njërin nga djemtë e tij për makinën.

Sherri  babë e bir ka kaluar dhe në dhunë fizike. Menjëherë në vendngjarje arriti policia që bëri të mundur arrestimin e ish-gjyqtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat