COVID-19/ Nëse doni të udhëtoni në vitin 2021, duhet të keni patjetër një pasaportë vaksinimi!

Shqipëria

COVID-19/ Nëse doni të udhëtoni në vitin 2021, duhet të keni patjetër një pasaportë vaksinimi!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
COVID-19/ Nëse doni të udhëtoni në vitin 2021, duhet të keni patjetër një pasaportë vaksinimi!

Pandemia e COVID-19 do të zgjase për një kohë të gjatë, ndërsa për të udhëtuar duhet të jeni të vaksinuar.

Tani që vaksinat e koronavirusit kanë filluar të përhapen në SH.B.A. dhe jashtë saj, shumë njerëz kanë filluar të ëndërrojnë ditën kur do mund të udhëtojnë përsëri, apo edhe të shkojnë përsëri në kinema, etj.

Por, për të bërë këto aktivitete, përfundimisht mund t’ju duhet diçka përveç vaksinës: një aplikim për pasaportë vaksine.

Disa kompani dhe grupe të teknologjisë kanë filluar zhvillimin e aplikacioneve për smartphone, mënyrë që për individët të ngarkojnë detaje të testeve dhe vaksinimeve të tyre kundër COVID-19.

Ata krijojnë ështu letra kredenciale, që mund të shfaqen për të hyrë në koncerte, stadiume, kinema, zyra, apo edhe për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

“The Common Trust Netëork”, një projekt me bazë në Gjenevë dhe në bashkepunim me Forumin Ekonomik Botëror ka partneritet me disa kompani ajrore.

Aplikacioni ‘CommonPass’ lejon përdoruesit të ngarkojnë të dhëna mjekësore të tilla si një rezultat i testit Covid-19 ose, një provë e vaksinimit nga një spital ose profesionist mjekësor, duke gjeneruar një certifikatë shëndetësore ose të kalojë në formën e një kodi QR që mund t’u tregohet autoriteteve pa zbuluar informacione personale.

Sa i përket udhëtimeve aplikacioni bën të mundur shfaqjen e pasaportës shëndetësore në pikat e nisjes dhe mbërritjes, bazuar në itinerarin tuaj.

“Ju mund të testoheni sa herë që kaloni një kufi, por nuk mund të vaksinoheni sa herë që e kaloni atë”, tha për CNN Business, Thomas Crampton, drejtori kryesor i marketingut dhe komunikimit për Projektin ‘Commons’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat