Kush e dominoi 2020, Rama, Basha apo Meta? Flasin analistët

Shqipëria

Kush e dominoi 2020, Rama, Basha apo Meta? Flasin analistët

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Basha, Rama, Meta

Në një kohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga viti i ri 2021, në Open sonte po diskutohet se kush dominoi në skenën politikë për këtë vit.

Analisti Andi Bushati: Rama s’ka bërë asgjë më mirë apo më keq se qeveritë e Evropës, me mbylljen, dhe gabimet që i bënë të gjithë, valën e paqrë shpëtuam mirë, patëm dëme ekonomike por kishim pak viktima.
Ajo që kam vërejtje, që është e pafalshme është që të gjithë këtë normalitet e shitën si mrekulli, futën një aparat të tërë propagandistik në lojë.

Është munduar të shesë sapunin për djathë.

Analisti Plarent Ndreca: Qeveria ka pasur të drejtë ta reklamojë këtë, sepse ne nuk jemi në vendet e evropiane, ne nuk kemi mjekët që kanë të tjerët. Prandaj them që kjo është meritë e qeverisë, e mjekve etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat