Dekorimi i At Gjergj Fishtën, Demalia: Ju lumtë zoti President, një dekoratë që zbukuron vlerësimin për Viganin e kombit

Shqipëria

Dekorimi i At Gjergj Fishtën, Demalia: Ju lumtë zoti President, një dekoratë që zbukuron vlerësimin për Viganin e kombit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Ilir Demalia

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me rastin e 80-vjetorit të ndarjes nga jeta gjigandin e letrave dhe kulturës shqipe, At Gjegj Fishtën, me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar; “Dekoratën e Lartë të Flamurit”.

Akti i kreut të shtetit është përgëzuar nga shumë qytetarë dhe njohës të veprës dhe kontributit të Fishtës në letërsinë dhe historinë e kombit.

Sipas Ilir Demalisë, dekorata e kreut të shtetit është një vlerësim për njeriun më të lartë që ka nxjerrë kombi.

“Ju lumtë zoti President. Një dekoratë që zbukuron mirënjohjen dhe vlerësimin për Viganin e Veriut dhe tan Kombit Shqiptar, njeriut me të naltë që ka nxjerrë toka arbnore qysh se prej Ilirvet At Gjergj Fishta”, shkruan Demalia në një postim të tijin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat