15 vjeçari nga Vlora plagosi kunatin me armën e babait, zbardhet motivi i ngjarjes. Motra kishte pak ditë që ishte ndarë

Shqipëria

15 vjeçari nga Vlora plagosi kunatin me armën e babait, zbardhet motivi i ngjarjes. Motra kishte pak ditë që ishte ndarë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një krim në familje, fatmirësisht pa viktima ka tronditur Vlorën, ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve. 15-vjecari Emanuel Koço ka qëlluar 2 herë ndaj kunatit të tij, Xhuliano Muça, pasi ky i fundit kishte rrahur të fejuarën, motrën e autorit, në lagjen ‘Partizani’.

Muça kishte vajtur në familjen e të fejuarës ditën e sotme për sqarim, pasi kishte disa ditë i ndarë prej saj. Debati ka agravuar në përdorim të dhunës verbale dhe fizike të çiftit. Kjo ka bërë që 15 vjeçari të marrë pistoletën e punës së babait, ky i fundit punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe të qëllojë dy herë në drejtim të kunatit, Xhulianos.

Muça është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, kurse policia ka arrestuar autorin dhe ka shoqëruar të atin e tij, punonjësin e policisë së burgut shtetasin Altin Koço.

Në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat