“E vrava nga...”- Zbardhet dëshmia e 59-vjeçarit që ekzekutoi dy motrat, ja çfarë tha në polici

Shqipëria

“E vrava nga...”- Zbardhet dëshmia e 59-vjeçarit që ekzekutoi dy motrat, ja çfarë tha në polici

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Përparim Ademi

Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit në polici, 59-vjeçarit që qëlloi për vdekje bashkëjetuesen dhe motrën e saj, mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas “abcnews”, ai ka deklaruar se vrasjen e ka bërë nga xhelozia, duke shtuar se ishte nisur për t’u dorëzuar vetë në polici.

"Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë Ademi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku u qëlluan për vdekje Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Ato u ekzekutuan në banesë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka qenë fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat