Zgjedhjet 25 Prillit/ 189 mijë qytetarëve u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit

Shqipëria

Zgjedhjet 25 Prillit/ 189 mijë qytetarëve u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i është përgjigjur kërkesës së Komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi lidhur me dokumentete e Identifikimit.

Sipas Gjendjes Civile, 873 mijë shtetasve u ka skaduar dokumenti i identifikimit ose nuk e kanë rinovuar.
Sipas dokumentit, të siguruar nga Ora News, 189 mijë shtetasve u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit.

Gjendja civile thekson se “10% e shtetasve që u skadon dokumenti kanë ndërruar jetë ose janë jashtë Shqipërisë”.

Sipas ekstratit të parë të listave zgjedhore, publikuar nga Ministria e Brendshme, më 25 prill 2021 kanë të drejtë vote 3,608,003 shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat