Sheshe të zbrazëta dhe pak fishekzjarre, si u prit viti 2021 në Shqipëri

Shqipëria

Sheshe të zbrazëta dhe pak fishekzjarre, si u prit viti 2021 në Shqipëri

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:13
Pamje nga video

Mbrëmja e djeshme shënoi ndërrimin e viteve, ku lamë pas një vit jo pak të lehtë siç ishte pandemia dhe mirëpritëm një vit tjetër si simbol i një kapitulli të ri.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, shqiptarët kanë gjetur gjirin e familjes si ngushëllim, teksa festimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
E vakët është paraqitur situata në spektaklin e fishekzjarrëve të përvitshëm, ku i gjithë momenti ka zgjatur vetëm pak minuta.

Në Tiranë spektatorët e vetëm të fishekzjarrëve në sheshin “Skënderbej” ishin policët, ndërkohë që qytetarët nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të fashës orare.

Në qytetin bregdetar të Vlorës, vlonjatët kanë dhuruar momente mjaft të bukura ën shoqërinë e qiellit që ndriçonte prej fishekzjarrëve. Por pavarësisht kësaj gjithsesi rrugët ishin  thuajse bosh.

E vetmja gjë që i shoqëronte fishekzjarrët fierake ishte shiu. I gjithë qyteti ishte në heshtje totale dhe oshëtinin zhurmat e lëndëve plasëse.

Qytetarët e Gjirokastrës janë treguar  më dorë lëshuar kur ka ardhur puna te festimet, duke dhuruar spektakël magjik. E njëjta situatë është shënuar edhe në Sarandë, Elbasan, Lushnje, por qytetarët që festonin në sheshe mungonin gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat