“Është i rënduar psikologjikisht”, flet avokati i 59-vjeçarit që vrau dy motrat: Shëndeti i tij nuk...

Shqipëria

“Është i rënduar psikologjikisht”, flet avokati i 59-vjeçarit që vrau dy motrat: Shëndeti i tij nuk...

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:37
Përparim Ademi

Gjendja e Përparim Ademit, i cili vrau dy motrat është e rënduar. Kështu ka deklaruar avokati i tij, Arben Gramo, i cili ka shtuar se klienti i tij e ka pranuar krimin edhe në Gjykata.

Gramo është shprehur para mediave se prokuroria ka ndryshuar veprën penale për të cilën akuzohet 59-vjeçari, nga një “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Avokati i Ademit shton se ai është i martuar dhe se shoqëria jonë nuk e pranon poligaminë, e si pasojë nuk janë dakord me cilësimin ligjor.

“Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit. Është një ndër veprat më të rënda të Kodit Penal. Vetë  personi e ka pranuar. Për cilësimin ligjor nuk kemi qenë dakord. është akuzuar fillimisht për vrasje në “rrethana cilësuese”. Ai është i martuar, shoqëria jonë nuk e pranon poligaminë dhe cilësimi ligjor duhet të jetë në bazë të nenit 79. Prokuroria ka ndryshuar versionin, e cilëson vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai i ka pranuar të gjitha versionet. Në vazhdimësi do të shikojmë, është i rënduar nga ana psikologjike. Shëndeti i tij nuk është i mirë. Për këtë fazë kaq mund të them”, tha Gramo.

Skema e vrasjes horror:

Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur karikatori bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre. Përparim Ademi akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat