Vrasja e dy motrave nga Përparim Ademi/ Prokuroria e Selanikut vihet në lëvizje. Nis hetimet pas…

Shqipëria

Vrasja e dy motrave nga Përparim Ademi/ Prokuroria e Selanikut vihet në lëvizje. Nis hetimet pas…

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:43
Përparim Ademi, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

Nisja e një hetimi paraprak u urdhërua sot nga Prokuroria e Selanikut, pas pretendimeve të familjarëve të viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, se Përparim Ademi i kishte shfrytëzuar ato për trafik foshnjash, në Greqi.

Kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos urdhëroi nisjen e hetimeve për të parë nëse në këtë histori kemi të bëjmë me birësime të paligjshme, apo nëse ka përfshirje të një grupi të organizuar.

Familjarët e viktimave pretendojnë se trafiku i foshnjave në Greqi është ndihmuar edhe nga një avokat grek, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa shtojnë se janë më shumë se 10 fëmijë që dy gratë e kanë lindur dhe më pas janë trafikuar.

Si ndodhi krimi

Vrasja e dyfishtë mëngjesin e 31 dhjetorit tronditi kryeqytetin. Përparim Ademi përdori si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend.

Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat