Dëshmia e banorit, për më pak se dy orë niveli i ujit në Vjosë u rrit me 4 metra

Shqipëria

Dëshmia e banorit, për më pak se dy orë niveli i ujit në Vjosë u rrit me 4 metra

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:47
Banori

Rritja e nivelit të ujit në lumin Vjosë ka përmbytur tregun e Novoselës.

Banorë të fshatrave përreth vëzhgojnë situatën pasi rrezikon që Vjosa të dalë nga shtrati duke shkaktuar më pas probleme që i kemi hasur edhe në vitet e shkuara.

Një prej banorëve ngriti alarmin se për më pak se dy orë niveli i ujit në Vjosë është rritur me 4 metra.

Banori: Kam ardhur në 7:30 sot. Kam vënë një tullë atje për të parë sesi është niveli i ujit. Dhe nga ora 7:30 deri tani ora 9:00, është shtuar dhe 4 metra. Ne përmbytemi çdo vit, na futet uji në banesa rreth 50 pond.  E kemi të përvitshme dhe kur do ta heqim qafe që të mbledhim mendjen. Thonë që do bëhet një argjinaturë aty, të shohim nëse na e zgjidh hallin ajo. Pa e parë nuk besojmë.  Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Shpresojmë gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat