Gjendet i pajetë një 47 vjeçar në Shkodër, dyshimet e para

Shqipëria

Gjendet i pajetë një 47 vjeçar në Shkodër, dyshimet e para

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një person është gjetur i pajetë anë një kanali në fshatin Mes të Shkodrës.

Viktima është identifikuar si M.U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat