Mertiri: Mes vendit dhurues të vaksinave dhe qeverisë Rama fshihet një marrëveshje

Shqipëria

Mertiri: Mes vendit dhurues të vaksinave dhe qeverisë Rama fshihet një marrëveshje

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:42
Ergys Mertiri

Sociologu, Ergys Mertiri, i ftuar në Ora News komentoi deklaratën e kryeministrit Rama në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë në “Air Albania”, se do ta mbante të fshehtë vendin e Bashkimit Evropian që i ka dhuruar Shqipërisë vaksinat anti-Covid.

Mertiri u shpreh se Rama po e mban të fshehtë vendin që i dhuroi vaksinat pasi mes tij dhe qeverisë fshihet një marrëveshje.

Gjithashtu sociologu shtoi se doza e vaksinave e siguruar nga Rama nuk do të shpëtojnë qytetarët shqiptarë pasi tashmë gjysma e tyre u konsumua ditën e sotme.

Zonja: Kryeministri nuk pranoi të tregojë vendin që na dhuroi vaksinën..

Mertiri: Nuk janë paradokse shqiptare. Besoj jemi i vetmi vend në botë që e shtrijmë dorën gjithandej dhe në fund jep njëri dhe thotë mos trego kush ta dha. Ose dhënia e kësaj vaksinës është e ndaluar për shqiptarët dhe ai që na e ka dhënë nuk do të dalë emri keq dhe thotë mos trego kush ta dha ose ka marrëveshje të tjera koncensione që Rama u jep liderve të cilët në këmbit të koncensionit që ata marrin japin një lëmoshë Ramës për ta ushqyer disa kohë para fushate dhe ai mos të dalë i turpëruar sic ka dalë nga gjithë kjo histori sepse jemi vendi i fundit që kemi marrë vaksinën.  Shkoi deri në Amerikë pavarësisht mesa u pa ishte për shopping në SHBA dhe nuk mori një vaksinë aty. Ai u kthye në një tallje pasi iku me gjithë pompozitet për të marrë vaksinën.

E ndërsa tha që do të marrë vaksinën pasi si di të lypë ai nuk di të lypë njeri tjetër, pra ky do ti nxirrte nga dheu ato vaksinat, doli duarboshë. Por mesa duket një nga miqtë, jo miqtë e Shqipërisë, por miqtë personal të tijë, të cilët për cilat arsye janë miq, kjo është mister dhe duhet parë. Ky mik e shpëtoi nga kjo tallje masive, pasi u zotua se do të bëjë namin, i dha një kockë që ky të kalojë lumin dhe për të bërë maskaradën futbollistike në stadium për ta shitur që ky po na shpëton tani nga virusi dhe po të mos ishte ky shqiptarët do të vdisnin të gjithë.

Në fakt e gjitha kjo është një shfaqje e rëndomtë Ballkanike. Rama është kthyer në një provincial, kjo është një maskaradë pasi të bësh këtë lloj propagande aspak me shije për të gënjyer qytetarët që qeveria po i shpëton nga virusi. Por, gjysmat e vaksinave i mbaroi qeveria sot dhe nuk do shpëtojnë kto shqiptarët. E para, procesi vaksinimit nuk ka filluar pasi kjo shumë e vaksinave është e papërfillshme. Nuk është cështja do të fillojë ndonjëherë apo jo, por se kur, pasi sa më shumë te jetë e shtyrë në kohë aq më shumë. Mesa duket tani për tani shqitparët po e konsumojnmë atë që quhet imunizim i popullatës, por shumica e shqitparëve e ka kaluar pasi tashmë janë infektuar dhe kanë marrë imunitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat