Ibrahimaj: Inspektorët e tatimeve në terren do pajisen me GPS dhe kamera

Shqipëria

Ibrahimaj: Inspektorët e tatimeve në terren do pajisen me GPS dhe kamera

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:55
Delina Ibrahimaj

Inspektorët e tatimeve në terren do të pajisen me GPS dhe kamera.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, teksa po fliste për mënyrën e taksimit.

Ibrahimaj deklaroi në emisionin “Open” se inspektorët janë të pajisur me GPS dhe nga e hëna e javës që vjen do të pajisen edhe me kamera.

“Dua të jap një lajm të mirë. Inspektorët në terren të tatimeve janë të pajisur me GPS dhe nga e hëna e javës që vjen do të do të kenë edhe kamera. Kjo ndihmon në transparencën dhe në luftën ndaj informalitetit”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat