Disa fshatra në Orikum të Vlorës janë pa energji elektrike si pasojë e motit të përkeqësuar.
Situata është e theksuar në fshatrat Dukat i ri, Dukat i vjetër dhe Llogora.
Mësohet se shkak janë linjat e amortizuara ndërsa qyteza e Orikumit e ka më të përmirësuar situatën pas ndërtimit të nënstacionit të ri.
Punonjës të OSHEE-së kanë bërë të mundur lidhjen e energjisë në Orikum ndërsa mësohet se po punohet për riparimin e defekteve në fshatrat e kësaj zone.
Ndërkohë problematika është e ndjeshme si për banorë të zonës por dhe bizneset turistike të Llogorasë.