Holokausti/ Balla në konferencën e organizuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit

Shqipëria

Holokausti/ Balla në konferencën e organizuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:55
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ditën e djeshme, ka marrë pjesë në Konferencën (online) të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në përkujtim të Holokaustit.

Në një postim në facebook, Balla shkruan se në këtë ditë duhet të kujtojmë që akte të tilla të mos përsëriten, ndërsa thekson se “me të njëjtën vendosmëri duhet që të kujtojmë edhe shembullin unik të kombit Shqiptar në mbrojtje të hebrenjve me çdo kusht në periudhën më të errët të historisë njerëzore”.

Postimi i plotë

Në ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ishte kënaqësi të isha pjesëmarrës në Konferencën (online) të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Pjesë e konferencës ishin personalitete të rëndësishëm si Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin, Presidenti i Republikës Çeke Milos Zeman, Presidentja e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi etj.

Në këtë ditë të përkujtimit të gjashtë milionë hebrenjve, viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, duhet të kujtojmë që akte të tilla të mos përsëriten. Me të njëjtën vendosmëri duhet që të kujtojmë edhe shembullin unik të kombit Shqiptar në mbrojtje të hebrenjve me çdo kusht në periudhën më të errët të historisë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat