Adri Nurellari tregon elektoratin që synon Rama të bindë për 25 prillin

Shqipëria

Adri Nurellari tregon elektoratin që synon Rama të bindë për 25 prillin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:37
Adri Nurellari

Andri Nurellari thotë se pavarësisht se në Shqipëri thuhet se pjesëmarrja në votime është e ulët në fakt në realitet ndodh e kundërta. Ai shprehet se kjo ide është krijuar nga fryrja artificiale e listës së votues.

“Pjesëmarrja në Shqipëri është shumë e lartë, ndër më të lartat në Evropë. Arsyeja pse figuron formalisht e ulët është se lista është e fryrë artificialisht me banorë jo rezidentë. Jemi të dytët pas Salvadorit sa i takon përqindjes së popullsisë që ka emigruar”, tha ai.

Nurellari foli edhe për nevojën për të ripërtërirë klasën politike por edhe për rrotacion për të konsoliduar demokracinë.

“Në politikë kemi shumë persona të paaftë, ata nuk kanë firmosur asnjëherë në bordero.  Po të dalin në tregun e punës ata nuk i punëson askush pasi nuk kanë as përvojë dhe as profesionalizëm. Rrotacioni në vetvete është dhe faktor i konsolidimit të demokracisë. Një ndër teoritë e tranzicionit është se duhen bërë dy rrotacione të pakta të një pas njëshme të paqme si faktor që tregon konsolidimin e demokracisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Adri Nurellari tha se në Shqipëri duhet vendosur dhe një kufizim për mandatet e pushtetit ekzekutiv dhe për këtë duhen huazuar praktika ndërkombëtare. Gjithashtu ai tha se mund të futet në funksion dhe “recall”, ku për zyrtarë të ndryshëm votohet edhe para përfundimit të mandatit.

Ai thotë se, alternativa e PS në zgjedhje është duke mobilizuar votuesit e majtë dhe synon demoralizimin e votuesve të krahut tjetër. Nurellari gjithashtu tha se brenda PS nuk po funksionon më as karriera pasi kryeministri Edi Rama ka treguar se mund të katapultoi figura të panjohura dhe pa kontribut.

“Në qoftë se opozita ka target të pavendosurit, Rama ka si objektiv votuesit e vet. Po përpiqet t’i trembë duke u kujtuar Berishën. Nuk ka as ide dhe as projekt për votuesit e lëkundur”, tha z. Nurellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat