“Rruga jonë është e qartë…” Valteri dhe Spiropali takim jashtë çdo protokolli pandemik

Shqipëria

“Rruga jonë është e qartë…” Valteri dhe Spiropali takim jashtë çdo protokolli pandemik

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Pamje nga takimi

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri së bashku me ministren Elisa Spiropali kanë zhvilluar një takim me banorët në Bathore.

Ajo ç’ka vihet re është grumbullimi i shumë njerëzve në një ambient të vogël dhe të mbyllur, pa asnjë masë mbrojtëse gjë kjo që bie në kundërshtim me çdo rregullore dhe protokoll të masave anticovid.

Ky postim ka marrë shumë reagime, por ende asnjë reagim nga të dërguar politik në këtë takim.

“Sot ne Bathore pritem Ministren Spiropali si e deleguar e qeverise per Bashkine Kamez.

Me ftesen time erdhi per te degjuar problemet e kesaj zone.

Nje bashkebisedim me banore ku u ngriten nje sere shqetesimesh dhe problemesh qe ka komuniteti.

Rruga jone eshte e qarte , ti kerkojme llogari cdokujt qe drejton dhe pretendon te qeverise”, shkruan Valteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat