Katër vite pa Dritëro Agollin, shtëpia ende larg kthimit në muze

Shqipëria

Katër vite pa Dritëro Agollin, shtëpia ende larg kthimit në muze

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Dritëro Agolli

Si çdo vit data e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli përkujtohet në një ceremoni të ngushtë familjare.

“Një llambë e shenjtë atje shkëlqen

Ndër lule e njerëz të pavdekshëm

 Dhe ne harrojmë uri e helm

Në kopshtin, vendin e pavdekshëm”

Me këto vargje vajza e tij ka kujtuar të atin në rrjetet sociale, dhe bashkëngjitur me to edhe një foto të tij dhe bashkëshortes së tij.

Pas shtëpisë së Ismail Kadaresë, Bashkia e Tiranës kërkoi edhe banesës e Agollit për ta kthyer në shtëpi muze, kërkesë e cila u pranua nga familjarët e tij në vitin 2019.

Mësohet se në janar kanë përfunduar të gjitha proceduart për kthimin e shtëpisë në muze dhe familjarët e shkrimtarit kanë liruar ambientin duke lëvizur mobiljet.

Mëngjesin e 3 shkurtit, përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka përkujtuar të madhin Agolli duke thënë se ai do jetë gjithmonë mes nësh në idetë politike, letrare dhe ato artistike.

“Shumë mall për ty mik i shtrenjtë që na mungon kaq shumë” e mbyll postimin presidenti Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat