“Rrezikohet demokracia” Mërtiri: Po instalohet një shtet autokratik

Shqipëria

“Rrezikohet demokracia” Mërtiri: Po instalohet një shtet autokratik

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Ergys Mërtiri

Sociologu Ergys Mërtiri ka ngritur shqetësimin për mundësinë e krijimit të një shteti autokratik.

Mërtiri ka thënë se pushteti ka kapur në dorë të gjithë institucionet, duke rrezikuar demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve në vend.

Mërtiri: Gjatë këtij mandati kemi parë instalimin e një shteti që rrezikon të bëhet autokratik. Përsa kohë kemi një pushtet që ka kapur të gjitha pushtetet e tjera, është një pushtet i fuqizuar, nuk ka institucione të pavarura, nuk ka media të pavarura dhe fjalë të lirë, nuk ka gjykata e pushtete të pavarura. Ndërkohë që kemi rrëzim dhe ndryshim të Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, kemi përpjekje për të kapur SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë së re.

Nga ana tjetër kemi monopolizim të sferës ekonomike, kemi një ndërhyrje të privatizimit të shtetit dhe ndërtimit të një ekonomie të centralizuar jo nga shteti, por nga pushteti për të provuar një oligarki të re të kontrolluar nga një dorë. Në gjykimin tim këto janë rrezik i madh për një shtet autokratik që do të thotë defunksionalizim total i demokracisë dhe paaftësim i demokracisë për të përcjellë sadopak vullnetin qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat