Presidenti Meta refuzon t’i komentojë deklaratat e ish-kryeministrit Nano

Shqipëria

Presidenti Meta refuzon t’i komentojë deklaratat e ish-kryeministrit Nano

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:19
Ilir Meta

Presidenti i republikës, Ilir Meta ka refuzuar që t’i komentojë deklarata të ish-kryeministrit Nano në “Opinion”.

Nga Shkodra, Meta tha se nuk kishte asnjë koment për akuzat e Nanos, duke i cilësuar si çështje që nuk ekziston.

Meta theksoi se problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetja e gjithë personelit mjekësor dhe shëndetësor në përballimin e një fluksi në rritje të të infektuarve.

Pyetje: Zoti President, cilin nga mëkatet keni bërë ju që ju ka cilësuar zoti Nano? Cili do ishte komenti juaj për këtë?
Meta: Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë. Problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetja e gjithë personelit mjekësor dhe shëndetësor në përballimin e një fluksi në rritje të të infektuarve. Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të viktimave nga pandemia. Problem mjaft kritik mbetet fakti që janë shumë më tepër ata të cilët mjekohen në familje dhe kanë nevojë jo vetëm për protokolle të sakta që duhen ndjekur, por edhe mbështetje për të përballuar mjekimin e tyre si nga ana mjekësore dhe nga ana financiare dhe problem mbetet gjithë angazhimi me prioritet për përballimi ne pandemisë, gjë të cilën e kam theksuar dhe në mesin e muajit dhjetor kur kam kthyer për rishikim qeverisë dhe Kuvendit buxhetin e shtetit për këtë vit, i cili për fat të keq nuk garantonte asnjë lloj mbështetje serioze për sektorin e shëndetit publik dhe për menaxhimi ne pandemisë, por për fat të keq dyfishonte pagesat e buxhetit të shtetit për koncesionet e oligarkëve.

Pyetje: Pse ju sulmoi Fatos Nano zoti Meta?

Meta: Nuk kam asnjë koment për zëro ngjarje.

Pyetje: E shihni si pasardhësin tuaj në presidencë?

Meta: Nuk kam asnjë koment edhe njëherë tjetër e theksoj për zero ngjarje, për zero akuza dhe për zero, zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat