Rama prezanton Denajn në Sarandë: Shëtitorja e re do të rrisë vlerën e apartamenteve

Shqipëria

Rama prezanton Denajn në Sarandë: Shëtitorja e re do të rrisë vlerën e apartamenteve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:05
Edi Rama dhe Anila Denaj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim në qytetarët e Sarandës mbi projektet e qeverisë duke e kthyer këtë qytet më shumë atraktiv dhe për të thithurr më tepër turistë.

Rama u fokusua në punimet e shëtitores së Sarandës që sipas tij janë drejt përfundimit dhe do të japin një hov turizmit në këtë qytet.

‘Këto ndërhyrje kanë rritur vlerën e pasurisë në lungomaren në Vlorë, ajo shëtitore që është drejt përfundimit në Sarandë do të rrisë vlerën e të gjitha apartamenteve, nëse sot e shesin X falë asaj shëtitore e blejnë Y. Njerëzit nuk blejnë vetëm kurbaturën e apartamentit, por edhe ambientin e territorin që e rrethon”, deklaroi Rama.

Në të njëjtën kohë Rama me këtë takim ka prezantuar edhe ministren e Financave, Anila Denaj si kandidate për deputete të PS-së. Denaj do të jetë një nga kandidatet për deputete në qarkun e Vlorës.

“Ministrja e Financave që i kemi kërkuar të jetë prezente në Sarandë për të qenë pranë njerëzve dhe në funksion të asaj që do të jetë pjesë e domosdoshme e punës, që të kesh këto gjëra duhet të kesh mandatin e e qeverisës, të kesh mbështetjen e njerëzve dhe të tjerët janë këtu edhe deputeti tjetër është këtu”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat