Vrasja e dy motrave në Astir/ Del biseda e fundit e Përparim Ademit një ditë para krimit: Ju kërkoj falje

Shqipëria

Vrasja e dy motrave në Astir/ Del biseda e fundit e Përparim Ademit një ditë para krimit: Ju kërkoj falje

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:35
Motrat Metani, Përparim Ademi

Më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën dhe jo vetëm pasi Përparim Ademi ekzekutoi dy motrat Zhaneta Bardhi dhe Kristina Metani të cilat kishin marrëdhënie dhe njiheshin me të.

Në një video nga FaxNews, zbardhet biseda e fundit e dy motrave me Përparimin një ditë para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndë. Në video dy motrat shfaqrn duke folur në telefon me Përparimin ndërsa njëra prej tyre i kërkon të tregojë armën pasi autori i kishte kërcënuar më parë, por Ademi thotë se nuk ka armë dhe se ju kërkon falje.

Ai gjithashtu premton se nuk do ta shqetësonte më Zhanetën, por vetëm një ditë pas këtij premtimi, ditën e ndërrimit të viteve shkon në banesën e dy motrave dhe i ekzekuton me armë.

Biseda mes Perparim Ademit, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit

Metani-Ademit: Nxirre armen qe na kercenoje se do na vrisje

Ademi-Metanit: Ju kerkoj falje, nuk kam arme, nuk e shqetesoj Zhaneten

Metani-Ademit: Nuk dua falje, ketu duket sinqeriteti i atij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat