Plas te Çani/ Zyla: Je gay, Curri: Gruaja jote ankohet për performancën tënde seksuale

Shqipëria

Plas te Çani/ Zyla: Je gay, Curri: Gruaja jote ankohet për performancën tënde seksuale

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 00:47
Zyla dhe Curri

Debat me sulme personale ka plasur në studion e “Zonë e Lirë” mes Arjan Çurit dhe Julian Zylës.

Gjithçka nisi pasi Zyla u shpreh se i kërkon ndjesë Çurit që nuk e mbante mend herën e dytë kur e takoi.

Debati:

Zyla: Dua t’i bëj një ndjesë publike Çurit se herën e dytë që e takova nuk e mbajta mend. Ishte hera e fundit, se më pas e mbajta mend. Duhet të të kërkoj falje dy herë. I kërkoj ndjesë publike.

Çuri: Herën e dytë kur më ke parë ke qenë me një motor të vogël Scuter dhe më tha Iljazaj se ka Zyla një kompani sallatash, shpërndante sallata bio, sallata ruse, kineze, falimentoi. Shpërndarës sallatash i jashtëzakonshëm. Zyla: Përsa i përket punës, unë jo vetëm që nuk komplesohem, por isha student dhe punoja. Unë nëse do kem dëshirë dhe nëse do dështoj, do ringrihem dhe nuk ka asnjë person që bën mirë kur kërkon të bëjë qesharake një person që ka të bëjë me punën.

Çuri: Ti u fute në histori personale.

Zyla: Çuri nuk bën mirë të rikudilizojë punën time. E ka kot…

Çuri: A është gënjeshtër apo e vërtetë që ke pasur një kompani sallatash bio?

Zyla: Kur kam një ide biznesi e realizoj.

Zyla: Njerëzit do bëhen kuriozë dhe do shohin kë ndjek ai në Instagram. A dashuron ndonjë mashkull? Është koecidencë që ke 35 meshkuj në Instagram?

Llapaj: O Çani, i shërben modelit të vjetër kjo padashje.

Çuri: Ai u fut në dhomën time të gjumit. Unë vëlla besoj se nuk ka orientime seksuale, ka njerëz që dashurohen. Nuk kam dashuruar djem. Ata që kam në Instagram jam rritur me ata. Ti ke patur dhe ke kriza të jashtëzakonshme në familje. Je mashkulli më impotent… Këto nuk i kam nga Instagrami, i kam nga shokët e tu. Ti si dole në atë konkluzion vetëm nga Instagrami im? Ty po të intereson kaq shumë jeta ime seksuale jam i nderuar. Një sfidë do i bëj Julianit, të sjelli një femër të preferencës së tij dhe unë në sy të Julianit do kryej një akt seksual që të bindet për orientimin tim.

Më mirë homoseksual i nderuar, sesa hetereseksual si puna jote.

Zyla: Po e pranon.

Çuri: Më mirë homoseksual i nderuar, sesa hetereseksual si puna jote, ku gruaja jote u ankohet shokëve të mi për performancën tënde seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat