Turistët në Vermosh lëshojnë alarmin: Jemi bllokuar, kemi nevojë për ushqim

Shqipëria

Turistët në Vermosh lëshojnë alarmin: Jemi bllokuar, kemi nevojë për ushqim

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Trashësia e madhe e borës ka bllokuar 6 turistë në Vermosh. Ata janë bllokuar në mjetin e tyre ndërkohë që bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk kanë ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar në kushtet e të ftohtit ekstrem.

Janë rreth 20 km rrugë që lidh fshatrat Tamarë, Vermosh , Lëpushë dhe Selcë e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar .

Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese, që të mund të ndihmojë në zhbllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë që prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit dhe e Lepushes është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat