A do kalojë sistemi shëndetësor në kolaps, Tomini sqaron situatën në spitale

Shqipëria

A do kalojë sistemi shëndetësor në kolaps, Tomini sqaron situatën në spitale

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:38
A do kalojë sistemi shëndetësor në kolaps, Tomini sqaron situatën në spitale

Plot 7020 doza vaksine anti-COVID mbërritën ditën e djeshme në vendin tonë nga kontrata me Pfizer. Ndërkohë që sot vihet në zbatim skenari i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e situatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë prej gati një jave është vlerësuar se situata në vend është një situatë alerti, nisur dhe nga incidenca e shfaqur në disa zona të vendit me numrin e lartë të infektimeve dhe rasteve me humbje të jetës në vend.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini bëri të ditur se janë të zënë 90% e shtretërve në spitalet Covid.

E pyetur nëse rrezikojmë në një kolaps të sistemi shëndetësor, ajo tha: “Është një situatë shumë sensitive dhe po menaxhohet.

Nuk besoj se në këto kushte do të ketë kolapsi të sistemit shëndetësor. I gjithë plani ka qenë që të mos kalojmë në kolaps. Besoj fort se nuk do të arrijmë në nivele të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat