Vaksinimi i personaliteteve/ Eksperti Dasho: Lëvizje e poshtër

Shqipëria

Vaksinimi i personaliteteve/ Eksperti Dasho: Lëvizje e poshtër

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:31
Erion Dasho

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka komentuar vendimin e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve. Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Dasho e quajti këtë një lëvizje të poshtër.

“Kjo ishte një lëvizje e poshtër. E shikojmë në vazhdën e asaj që ka bërë edhe më përpara kjo qeveri. Pra, ka qenë ministrja e kësaj qeverie, ministrja e Shëndetësisë që deklaroi në parlament se do të zgjidhin se cili do të jetonte dhe cili do të vdiste dhe është e njëjta linjë.

Unë i shikoj këtë kryeministër dhe këtë qeveri, se me këtë deklaratë kanë bërë një gafë shumë të rëndë.

Nga pikëpamja morale është shumë tronditëse. Nuk mund të marrë kryeministri ose ministrja e Shëndetësisë pozicionin e Zotit, që përcakton kush jeton e kush vdes. U trondita, por e prisja, sepse kam parë gafa të tilla në Shqipëri nga kryeministri dhe ministrja”, deklaroi Dasho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat