“Luli si roje parkingu, Mona që i bie borisë...”- Rama ironizon opozitën: Ekip që ngjan si parking makinash të vjetra

Shqipëria

“Luli si roje parkingu, Mona që i bie borisë...”- Rama ironizon opozitën: Ekip që ngjan si parking makinash të vjetra

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me kandiatët e PS për deputetë në 12 qarqet e vendit, nuk la pa ironizuar edhe opozitën.

Ai e konsideroi ekipin me të cilin opozita do të garojë në zgjedhje si “një parking makinash të vjetra”.

Ai tha se kundërshtarët e tij politikë janë të “çorganizuar”, ndërsa i bëri thirrje kandidatëve të PS që të fokusohen te objektivat, pasi “opozita është e dobët për të na motivuar”.

“Kijeni mirë parasysh. Është shumë e rëndësishëm, problemi i ynë më i madh janë kundërshtaret e çorganizuar, të çoroditur të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.

Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm dhe një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.

Janë problem! Duhet ë gjesh fuqi ekstra. Motivimin nuk na i japin ata, janë të dobët për të na motivuar. Fokusoheni tek objektivat.  Pasojeni topin”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat