Rama i nxori foton e sikletshme, flet Dashamir Shehi: Kam defektet e mia, po ai ka ato budallaçkat përqark…

Shqipëria

Rama i nxori foton e sikletshme, flet Dashamir Shehi: Kam defektet e mia, po ai ka ato budallaçkat përqark…

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:19
Kreu i LZHK Dashamir Shehi

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, ka reaguar pas publikimit të fotos së tij nga kryeministri Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS. Rama bëri një krahasim me foto të kandidatëve të PD dhe PS.

Në një prej fotove ishte dhe Dashamir Shehi. Duke folur për News 24, ai tha se Rama ka kryefoto i zhveshur, ndërsa për veten tha se nuk turpërohet se ka pirë me miqtë e tij.

“Ky ka tribunën e tij atje përqark dhe ato budallaçkat…. Çfarë ka bërë ky për 8 vite. Për mua si person ka thënë ky me vite. Por unë jam një njeri që jam 30 vite në politikë. Unë kam defektet e mia, po nuk turpërohem. Nuk turpërohem unë se kam pirë me miqtë e mi”, tha ndër të tjera kreu i LZHK.

Pjesë nga fjala e Dashamir Shehit:

Po i them ekipit socialist se Edi Rama ka kryefoto: Është pa brekë burrë dhe grua. Zoti Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën që do një pjesë e shqiptarëve.

Nuk do merremi me brekushet e Ramës, me nudizimn e Ramës. Nuk merremi me jetën personale. Zoti Rama atje nuk është si gallataxhi. Është atje si kryeministër i shqiptarëve. Dhe si i tillë duhet të përgjigjet për paratë, çka bërë në këto 8 vjet që kërkon mandat tjetër. Cfarë i ka dhënë rinisë shqiptare.

Ky ka tribunën e tij atje përqark dhe ato budallaçkat…. Çfarë ka bërë ky për 8 vite. Për mua si person ka thënë ky me vite. Por unë jam një njeri që jam 30 vite në politikë. Unë kam defektet e mia, po nuk turpërohem.

Nuk turpërohem unë se kam pirë me miqtë e mi.

Për tu turpëruar këtu është zoti Rama. Nga sot e tutje do ti kërkoj vetëm përgjigje ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Pse ky vend është në mizerie. Pse ikën rinia. Pse na lënë në dyert e Europës. Shqipëria ka përfunduar në shtegun lindor. Këtë duhet t’i kërkojmë në emër të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat