Përplasjet tek FRD/ Sali Shehu: Asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrjen e partive nga selia forcërisht

Shqipëria

Përplasjet tek FRD/ Sali Shehu: Asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrjen e partive nga selia forcërisht

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:06
Sali Shehu

Kryetari i FRD, Sali Shehu në një intervistë për media i është përgjigjur Erion Veliajt pasi ky i fundit në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i kërkoi që të lirojnë zyrat.

Ndër të tjera Shehu thotë se FRD ndodhet në selinë aktuale falë një kontrate qiraje me Veliajn në 2016. Ai thekson se asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrjen e partive forcërisht apo me detyrim nga selia.

Ai siguron Veliajn se pas 25 prillit FRD do të jetë jo vetëm me mbi 1% të votave në total, por edhe në parlament dhe në qeveri madje e siguron se do të bashkëpunojë edhe me Bashkinë e Tiranës.

”Ne jemi në këtë seli, me një kontratë me Veliajn në 2016. Sipas ligjit, partitë që kanë mbi 1% vota mund të kenë godinë. Madje edhe ato që janë në godinë dhe nuk kanë përfaqësi apo 1% të votave, mund të lidhin kontratë qiraje me Bashkinë.

Asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrin e partive forcrërisht. Arsyeja do të sundojë mbi arbitraritetin. Veliaj duhet të dijë se jemi në seli pasi na i njeh ligji. Jemi parti serioze, pa asnjë shenjë të zezë në parti. Kemi njerëz me kredibilitet, kandidatë të pastër nga figura. Partia do të jetë jo me 1%, do e shohë edhe në parlament, por edhe në qeveri. Dhe madje besoj se do të bashkëpunojmë edhe me Veliajn si kryebashkiak i Tiranës.

Unë besoj që ngjarjet e djeshme janë apel shumë i fortë për gjithë opinionin publik, se pa zgjedhje të lira Shqipëria s’ka rrugë për në Europë.”– tha Sali Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat