Xhiro në Laprakë me pistoletë në brez, arrestohet i riu libanez

Shqipëria

Xhiro në Laprakë me pistoletë në brez, arrestohet i riu libanez

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar  nga Libani është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se kishte marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”” njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat