Gramoz Ruçi e përgjonte ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri

Shqipëria

Gramoz Ruçi e përgjonte ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri

Nga: Beqir Sina Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:55
Gramoz Ruçi

Tiranë, 16 mars 2021 – Në ditën e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat ishin ndërprerë disa dekada nga regjimi komunist në Tiranë, në Shqipëri u evokuan kujtime të shumta të autoriteteve pulitike e publike të kohës.

Sot në medie u publikua edhe një raport i ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme, Gramos Ruçi, dërguar Presidentit të atëhershëm të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, i protokoluar më 12. 5. 1991, që tregon se ambasa amerikane përgjohej nga Sigurimi i Shtetit.

Ruçi, i cili e kishte urdhëruar Sigurimin e Shtetit ta përgjonte ambasadorin e parë të SHBA-së në Shqipëri, William Ryerson, i raporton Alisë për bisedat telefonike të ambasadorit Rayerson dhe të diplomatëve e zyrtarëve amerikanë në Tiranë me ata në Uashington.

Dokumenti, i cili është publikuar nga aktivisti Genc Sejko, tregon se Sigurimi i Shtetit ka përgjuar edhe bisedat telefonike private të diplomatëve me familjarët e tyre.

Sidoqoftë, dokumenti është një dëshmi e rëndësishme për situatën e rëndë politike dhe ekonomike që mbretëronte asokohe në Shqipëri.

Raporti i ministrit Ruçi dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia:

Lënda: Për disa bisedsa telefonike të përfaqsuesve të ambasadës amerikane në Tiranë

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SHOKUT RAMIZ ALIA

TIRANË

William Rayerson, pqërfaqësues i ambasadës amemrikane në Tiranë, në bisedën telefonike që zhvillon me Qendrën me një person me emrin Bob, ndërmjet të tjerave i thotë:

“A mund t’ju ngarkoj juve me një detyrë për Norron-in? Pasi së shpejti do të ha darkë me disa nga anëtarët e Partisë Republikane. Sapo kam ardhë nga një bisedë që pata me Ramiz Alinë për rreth një orë e një çerek dhe shprehu një interesim të madh. Asnjë sekret për situatën në të cilën janë, interesimi i Tij qe për atë që ne kemi në dijeni në këtë kuptim. Kaq mund t’ju them dhe t’i thash sa për t’ju vënë në dijeni“.

Bashkëbiseduesi i përgjigjet:

“Në rregull, shumë mirë, vetëm kaq“.

Ndërsa Larry Roeder, misionar në ambasadën amerikanë në Tiranë, në bisedën telefonike që zhvillon me bashkëshorten e tij, Nancy, në SHBA, ndërmjet të tjerave i thotë:

“Parlamenti i pezulloi punimet. Partia e opozitës kryesore insiston. Do të bëhet seskioni tjetër mbasdite. Ka një mundësi të madhe për një grevë të përgjithshme dhe në se do të ndodhë kjo, atëherë linja telefonike dhe ajo ajrore do të ndërpriten. Kushedi se ç’mund të ndodhë pastaj. 

Raporti im ishte i drejtë me përjashtim të një gjëje. Kriza mund të ndodhë më shpejt nga ç’e mendoja unë. Qeveria është jashtëzakonisht e gatshme për të më ndihmuar. Nuk mund ta besosh që po hap dyert. Ata më japin mua çdo gjë, dhe me atë çka po ndesh, ky vend po falimenton, madje më keq se falimentimi. Vendi nuk ka gjërat më të domosdoshme. Nuk ka fruta-perime nëpër dyqane, nuk ka ushqime nëpër magazine. Situata e sigurimit është shumë e mirë, por askush nuk e di. Do të përpiqemi të marrim informata sa më shumë që të jetë e mundur se ç’do të ndodhë nga ana politike.

 William Rayerson, i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, shkon në Parlament çdo ditë. Po ndjek punimet e Parlamentit. Ai bën një raport politik dhe ekonomik. Po punoj pothuajse çdo ditë deri në mes të natës. Ai më jep materialin dhe unë i bëj pyetje dhe më ka ndihmuar mjaft. Presidenti sapo bëri një njoftim lidhur me Evropën Lindore, që është një gjë e mirë për mua, që t’ia jap një personi këtu për një orë. Është një udhëtim i mirë. Të gjithë na pëlqejnë ne, bile edhe Qeveria, por ata kërkojnë që të lëvizim më shpejt“.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat