Podgorica: Kosova ka nevojë për stabilitet, Vetëvendosje mund ta ofrojë

Shqipëria

Podgorica: Kosova ka nevojë për stabilitet, Vetëvendosje mund ta ofrojë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:15
Gëzim Podgorica

Në një ditë kur Kosova konstitutoi Kuvendin e ri dhe votëbesoi qeverinë “Kurti 2”, njohësi io çështjeve të rajonit, Gëzim Podgorica, i ftuar në Ora News përballë gazetares Matilda Mcini, është shprehur se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, social dhe ekonomik dhe mazhoranca Kurti me numrat që ka mund ta ofrojë diçka të tillë.

Gëzim Podgorica: Qeveria Kurti është qeveria që rikthehet edhe një herë në skenën politike. Domosdoshmërisht rikthehet për vetë faktin sepse edhe vetë nata e 26 Marsit, siç e ka thënë vetë Kurti, ishte një rënie e domosdoshme për ringritjen e nevojshme. Ky përcaktim sqaron mbase edhe atë dhe i jep përgjigjes asaj që ju thatë, ishin zgjedhje atipike por këto zgjedhje atipike besoj se sollën një produkt pozitiv. Pse?

Sepse tani kemi një qeveri nga një parti, me një mbështetje të komuniteteve jopakicë dhe këto të gjitha krijojnë një qëndrueshmëri që Kosova e ka patur të nevojshme. Asnjë qeveri deri tani, që nga 2008-a, ose më saktë edhe që nga 2002-shi, nuk ka mundur dot të rezistojë zgjedhjeve normale parlamentare. Gjithnjë kemi patur zgjedhje të parakohshme, rrëzim qeverish për arye të ndryshme.

Urojmë që kjo qeveri, normalisht ashtu duhet të ndodhë, të ketë qëndrueshmëri për të krijuar një stabilitet të nevojshëm politik, social dhe ekonomik”, u shpreh Podgorica.

Sipas tij, nëse Kosova do të shkonte sërish në zgjedhje të parakohshme, atëherë kostot për vendin dhe qytetarët do të ishin shumë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat