Sot skadon afati për të liruar zyrat/ Kreu i FRD: Çështja është ende në gjykatë, ne vazhdojmë fushatën

Shqipëria

Sot skadon afati për të liruar zyrat/ Kreu i FRD: Çështja është ende në gjykatë, ne vazhdojmë fushatën

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:28
Sali Shehu

Afati prej dhjetë ditësh, që Fryma e Re Demokratike të lirojë godinën skadon sot. Në ambientet e jashtme të kësaj selie sot janë parë edhe efektive të policisë bashkiake.

Por në një komunikim për mediat, kryetari i kësaj force politike, Sali Shehu thotë se çështja është në gjykatën dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë.

Shehu u shpreh se seanca që ishte parashikuar për sot është shtyrë, pasi janë bashkuar dy padi.

“Ne kemi depozituar një kërkesë në Gjykatën Administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë. Kjo është një procedure rutinë që e ndjek gjykata. Ne kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e kësaj çështje në themel, që kërkon ndalimin e aktive të paligjshme të bashkisë. Kjo kërkesa e jone e bashkuar bashkë me masën e sigurisë do të shqyrtohet brenda 5 ditëve.

Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën. Unë garantoj që fushata do shkojë mirë dhe FRD do ketë rezultate spektakolare”, tha Shehu.

Shehu i bëri thirrje Erion Veliaj që të mos sillet si kryetar partie, por si kryebashkiak.

“Ne kërkojmë dhe do t’ia bëjmë me dije institucioneve të bashkisë, madje i bëj thirrje Veliajt mos sillet si kryetar partie por si kryebashkiak. I bëjmë thirrje, bashkisë, ambasadave dhe institucioneve se jemi në rrugën e ligjit, presim vendimet e gjykatës. Do vazhdojmë fushatën dhe jemi në selinë tonë. Çështja është në gjykatën e shkallës së parë që u shty për shkak të dy padive në një të vetme”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat