Humb jetën punonjësja në landfillin e Bushatit, dyshohet se është dëmtuar nga makineritë

Shqipëria

Humb jetën punonjësja në landfillin e Bushatit, dyshohet se është dëmtuar nga makineritë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Shtetasja Katrina Binaku, 61 vjeç ka humbur jetën në landfillin  e Bushatit, Shkodër pasi është dëmtuar aksidentalisht nga makineritë.

Sipas njoftimit të policisë, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë.”

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së

Shkodrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat